Ajo që na nevojitet janë ushqime të shpejta, të thjeshta, të mbushura me lëndë ushqyese që mund të bëhen në pak minuta dhe ti marrim me vete kudo që shkojmë. E tillë është pija që ju propozojmë sot: një smoothie me banane, bajame, kanellë dhe kripë.
Kanella është përbërësi më I rëndësishëm i kësaj pijeje falë aftësive antioksiduese që ka. Bananet dhe kripa ndihmojnë në balancimin e niveleve të elektroliteve kryesore të natriumit dhe kaliumit.
Bajamet sigurojnë sasi të vogla të proteinave dhe një dozë të mirë të yndyrave të shëndetshme.
Përbërësit
1 banane
15 bajame
1 gotë qumësht
1/2 lugë çaji kanellë
1 majë lugë kafe me kripë
Përgatitja
Në një blender shtojmë bananen, bajamet, qumështin, kanellën dhe kripën. I rrahim mirë për rreth 1 minutë dhe e shërbejmë në gotë./kk/