Sot më 9 maj shënohet Dita e Evropës, me ç’rast në Maqedoni do të ketë një sërë aktivitetesh të ndryshme.
Sekretariati për çështje evropiane do të organizojë mëngjesin tradicional me BE-në, në Klubin e deputetëve në Shkup, me fillim në ora 9:00.
Delegacioni i BE-së do ta shënojë 9 majin në Kumanovë, Kriva Pallankë, Dibër, Kavadar, Koçan, Gjevgjeli, Ohër, Gostivar, Tetovë, Veles, Strumicë dhe Manastir.
Info Qendrat e BE-së në Universitetin Kirili dhe Metodi, në UEJL në Tetovë dhe në Universitetin Klimenti i Ohrit, do të mbajnë debate me studentët, për të ardhmen e Evropës.
Aktiviteti qendror për këtë ditë do të mbahet në komunën e Shtipit, më 12 maj./am/