Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, ajo duhet të sillet në mënyrë europiane, ka deklaruar kryetari i Parlamentit kroat Gordan Jandrokoviq.
Ai thotë se zyrtarët e Serbisë kanë probleme serioze në ballafaqim me të kaluarën dhe me drejtimin nga duan ta dërgojnë vendin.
Jandrokoviq ka theksuar se Kroacia është mbrojtur gjatë luftës atdhetare dhe ak fituar në luftën që e ka imponuar Serbia.
“Është e qartë se kjo i pengon. Ata edhe më tej po përpiqen me politikën që në fakt ndjek politikën me të cilën Serbia dëshironte t’i ndërronte kufijtë, ta shfrytëzojë pakicën serbe në Kroaci si instrument të politikës së saj. Ne këtë nuk do ta lejojmë, do ta përsërisim me këmbëngulje të vërtetën dhe por nuk duam të zhytemi më në konfrontimet verbale që ata i prodhojnë çdo ditë “, citon jutarnjilist të ketë deklaruar Jandrokoviq.
Kroacia, ka thënë ai, ka punë më ët mençura- marrjen me ekonomi, reforma dhe shfrytëzimin e të qenit anëtar i BE-së dhe i NATO -s/sn/