Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do të qëndrojë sot në Maqedoni në një vizitë të paralajmëruar më parë.
Ajo do të arrijë në Shkup nga Sofja, pasi është pjesëmarrëse në samitin e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Këtë vit kur shënojmë 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe, lidhjet mes dy vendeve tona janë më të forta se kurrë më parë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të kryeministres britanike.
Në kumtesë thuhet se May do të jetë kryeministrja e parë që vjen në Ballkanin Perëndimor prej vizitës së ish-kryeministrit, Tony Blair më 1999.
Nga kabineti i saj kanë thënë se kryeministrja britanike do të takohet me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev ndërsa do ta përfundojë vizitën me një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë./am/