Në një mesazh me të cilin i uronte mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë pas ndërhyrjes në veshka, Donald Trump ka gabuar në shkrimin e emrit të gruas.
“Është bukur të shohësh kthimin në shtëpi të Zonjës së Parë. Melanie ndihet dhe është mirë. Faleminderit juve për të gjitha lutjet dhe urimet për të”, ka shkruar ai në Twitter.
Trump ka gabuar duke shkruar Melanie në vend të Melania.
Por ky gabim nuk u ka shpëtuar 52 milionë ndjekësve të tij, pavarësisht se korrigjimi është bërë shumë shpejt.