Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sot do të bisedojë me kryeministrin grek Aleksis Cipras rreth përgatitjeve për Samitin në Sofje, njofton korrespondenti i MIA-s në Bruksel.
Tusk dhe Cipras do të bisedojnë edhe për çështjen e emrit dhe përparimin në bisedime për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, informojnë burime të larta në Bruksel.
BE-ja nuk mendon se problemi do të zgjidhet këtë javë, por dëshironë që Maqedonia dhe Greqia të arrijnë kompromis në qershor, që të munden liderët e BE-së ta miratojnë rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve të dhënë në prill, ka deklaruar për korrespondentin e MIA-s, në Bruksel një burim i lartë nga Këshilli Evropës.