Tee Natwijit nga Tajlanda po udhëtonte për në punë, kur kalimtarët e njoftuan se prej pjesës së poshtme të veturës, po e nxjerr kokën një gjarpër.
Me të ndaluar dhe hapur kapakun, ai mbeti i tmerruar nga reptili i gjatë më se katër metra, që qëndronte te pjesa e motorit, transmeton Telegrafi.
Për ta larguar pitonin gjigant me peshë prej afro 30 kilogramëve, u ftuan ndjekësit e kafshëve të egra, që e hoqën me lehtësi.
“Për një kohë të gjatë më mungonin pulat, sigurisht fajtor për to ishte ky gjarpër. Më shkakton ankth, vetëm kur më bie ndërmend”, ka thënë Natwijit.
Ai beson se gjarpri ka qëndruar për një kohë të gjatë në veturë, ndërsa ka dalë për t’ia grabitur nëpër oborr kafshët shtëpiake. /Telegrafi/