Mediat ruse kanë publikuar tratativat dhe variantet e reja mbi emrin e ri të Maqedonisë që po diskutohet me frenezi ndërmjet Shkupit, Athinës dhe ndërmjetësit të OKB-së.
Sputnik thekson se përveç termit Veriore, dy variantet e reja në tryezë janë “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Re”.
“Athina dhe Shkupi nuk kanë qenë kurrë më afër arritjes së një marrëveshjeje se tani”, thekson portali i Kremlinit, duke iu referuar diplomatëve rusë në OKB.
Ekspertët ligjorë të OKB-së që po drejtojnë negociatat së bashku me dy palët, po punojnë për draftin final të marrëveshjes që do të ratifikohet nga dy parlamentet, ai grek dhe ai i Maqedonisë.
Pas avancimit të negociatave për emrin, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se vendi i tij është një hap larg nga marrja e një date për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO.
Zaev gjithashtu tha se “miqësia midis Greqisë dhe Maqedonisë nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot”.
“Emri i ri i vendit do të konfirmojë identitetin e tij. Shteti ka nevojë për udhëheqje dhe përparim, jo vetëm fjalë boshe”, tha Zaev.
Ndërkohë, më 6 qershor në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera greke do të mbahen më shumë protesta në një përpjekje për të “mbrojtur trashëgiminë maqedonase”. Një pjesë e opozitës greke dhe OJQ-të që organizojnë protesta kundërshtojnë përdorimin e termit “Maqedoni” në emrin e ardhshëm të fqinjit të tyre verior.
Ndërsa opozita në Greqi është shumë e angazhuar në këtë çështje, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i cili ndikohet nga VMRO-DPMNE, ka ngritur pretendimin se ai nuk ka informacion në lidhje me rrjedhën e procesit të negociatave.
Ka shumë gjasa që Ivanov të pengojë procesin, por mësohet se një delegacion i lartë amerikan të shkojë në Shkup për të bindur prresidentin e Maqedonisë për të mos bërë rezistencë.
Ndërkaq, Putin e ka ftuar Ivanov në Moskë dhe pritet që rusët ta komplikojmë më shumë procesin. (tesheshi)