Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, thotë se qeveria e LSDM-së po vazhdon ta zhytë shtetin në borxhe dhe t’i varfërojë qytetarët, ndërsa Zoran Zaevi këtë sipas tyre, e mbulon me vendimet e porositura gjyqësore.
Nga kjo parti gjithashtu akuzojnë se interesat kombëtare po shiten, po shkelet Kushtetuta dhe se po ndryshohet emri i shtetit.
“LSDM po vazhdon me përndjekjen politike në Maqedoni. Shteti i së drejtës është shfuqizuar, ndërsa aktgjykimet politike janë bërë përditshmëri.
Përderisa Zoran Zaevi dhe LSDM e shkatërrojnë Maqedoninë, gjykata në mënyrë të verbër zbaton urdhërat politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti rikujtojnë Zoran Zaevin për premtimet parazgjedhore të rritjes së pagës deri në 500 euro dhe deri 100 mijë denarë për mjekët./am/