Parlamenti sot votoi Propozim-ligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, kurse këto ndryshime u mbështetën nga 80 deputetë ndërsa kundër ose të përmbajtur nuk kishte.
Me ndryshimet parashihen ndryshimet në zgjidhjen e kryetarit të KSHZ-së, nënkryetarët dhe anëtarët e KSHZ-së.
Ndërsa të njëjtët do të zgjidhen në Parlament me shumicë votash, kurse përbërja e KSHZ-së, është propozuar që përbëhet nga kryetarit, zëvendësi i tij dhe pesë anëtarë.