Ballina Aktualitet Lajme Jugohromi me ndihmën e Qeverisë pritet të fillojë me punë

Jugohromi me ndihmën e Qeverisë pritet të fillojë me punë

Me paratë shtetërore Jugohromi do t’i përfundojë filtrat për pastrim. Ky është epilogu i takimit të sotëm mes sindikalistëve të fabrikës dhe zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Drejtori i Jugohromit ka theksuar se ndërmarrja nuk ka para për t’i përmbushur obligimet ligjore për sigurimin e lejes së integruar ekologjike A. Jugohromi për filtra mund të japë vetëm 800.000 euro, ndërsa pjesën tjetër deri 4 milionë e 170 mijë euro i pret nga Qeveria.

Pas bisedës së sotme mund të konstatoj se Qeveria do të angazhohet të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të ndërtimit të filtrave. Nuk do të jepja tani detaje rreth asaj se në cilën pjesë do të jetë kjo ndihmë, por mendoj se tashmë është e sigurt se Jugohromi deri në fund të tetorit apo fillim të nëntorit do të ketë filtra dhe do të fillojë punën me kondicion prodhues të atyre furrave ku do të vendosen filtrat – tha Vasko Skenderovski, drejtor i përgjithshëm i Jugohromit.

Nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev shprehen se do t’i ndihmohet Jugohromit, i cili do të mund të fillojë punën vetëm pasi t’i vendosë filtrat.

Qeveria përmes mekanizmave që i qëndrojnë në dispozicion, gjegjësisht përmes instrumenteve të Bankës Maqedonase për Mbështetje dhe Zhvillim, do të bëjë përpjekje të sigurohen mjete, në formë të huasë për Jugohromin, pas çka do të vazhdojë projekti për ndërtimin e sistemit për pastrim. Kombinati do të ristartohet dhe punëtorët do të fillojnë të punojnë dhe të marrin paga – njoftojnë nga kabineti i Koço Angjushevit.

Kombinati Jugohrom është mbyllur më 1 nëntor me vendim të Inspektoratit të Ministrisë së Ekologjisë për shkak të mosrespektimit të afatit për vendosjen e filtrave dhe mosrespektimin e standardeve ekologjike./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews