Ballina Argëtim Jetë & Stil Ja 7 arsyet pse duhen lexuar libra

Ja 7 arsyet pse duhen lexuar libra

Këto janë 7 arsyet pse duhet të lexosh e më pas kap librin favorit tuaj, përgatiti vetes një çaj të nxehte dhe fillo lexo!

1. Stimulon Imagjinatën

Të gjithve na pëlqen të shikojmë TVn dhe filmat për njëra nga arsyet më të mira të leximit të librit është se ju përdorni imagjinatën tuaj për të përshkruar karakteret dhe gjërat që i rrethojnë. Duke ju falënderua autorit të librit ju veq keni disa përshkrime të karaktereve por mendimet dhe perceptimet tua krijojnë ambientin dhe lojtarët kyç tjerë në storien që shtjellohet. Pa marr parasysh se sa i ri apo vjetër je, është gjithnjë e rëndësishme të kesh imagjinata aktive dhe leximi i ndonjë libri interesant është rrugë e sigurt për ta stimuluar mendjen tuaj!

2. Ofron Ikje

Nëse je duke kaluar në situatë të vështirë, ke një ditë të keqe apo ndjehesh depresiv, të humbësh mendjen në një libër është një mënyrë e mirë e largimit të mendjes nga telashet për pak kohë. Kjo ndodhë për shkak se fokusohesh në krijimin e rrethanave dhe karaktereve në libër dhe për një moment harron telashet që të preokupojnë. Është interesante se nëse shikoj TVn kjo nuk funksionon por kur lexoj libër shumë lehtë humbem në libër dhe mendja më lirohet nga të gjitha telashet përveç stories që lexoj në libër.

3. Informative

E di që interneti e bënë të lehtë të gjejmë informatat që dëshirojmë por më duhet të them se gjërat që i mësojmë duke lexuar një libër kanë mbetur me mu (në memorie) për vite të tëra, jo sikur ato që kamë mësuar nga Interneti kurdo që më duhet të mësoj diçka. Edhe pse nuk do të ndalem së kërkuari informacione të reja online, prapë se prapë e dij që informacioni do mbetet më gjatë në mendjen time po që se lexoj në libër.

4. Pasuron fjalorin

Ata që lexojnë rregullisht zakonisht kanë fjalor më të pasur se sa ata që rrall lexojnë. Kështu që po që se në të ardhmën ëndërron të bëhesh shkrimtar apo folës plublik (të dalësh shpesh para publikut), thesari i fjalorit tuaj është shumë i rëndësishëm të jetë i pasur. E për ta pasuruar fjalorin duhet të lexosh se vetëm kështu arrin të mësosh fjalë dhe shprehje të reja. Sigurisht ju ka ndodhru të hasni në fjal që nuk e keni dëgjuar më parë por konteksti i fjalisë ju ndihmon ta kuptoni dëmethënien e fjalës së panjohur dhe kështu fillon ta përdoresh në biseda të përditshme.

5. Librat shpesh janë më të mira se sa filmat që bëhen bazuar në to

Ka përjashtime në këtë por shumica e librave janë gjithnjë më të mira se sa filmi që bëhet bazuar në to. Kjo për shkak se filmi ka 2 ose më së shumti 3 orë për të treguar tërë ngjarjen. Ndërsa libri është shumë më i gjatë dhe ka mundësi të përshkruaj shumë më shumë detaje dhe zhvillimet të situatave dhe karaktereve. Këtë e kam provuar kur kam lexuar librin “The Davinci Code”, kur kam parë filmin kamë vërejtur se shumë detaje në libër mungojnë në film.

6. Heshtje

Ti mund të lexosh gati çdo vend pa penguar dikë tjetër rreth teje. Mund të lexosh në shtrat pa e zgjuar këdo tjetër që ke aty :), mund të lexosh në transportues publik, autobus, tramvaj, tren dhe aeroplan… jo në veturë mos provo se bënë ndeshje :). Leximi është mënyrë e mirë e kalimit të kohës pa e penguar dikë tjetër.

7. Inkurajon Tjerët

Nëse je nënë, motër, hall, teze, kushëri, shok apo mësues, kur lexon dikush tjetër është ka vëzhgon gjithçka që po bën. Nëse ju shohin se po lexoni kjo do ti inkurajoj ata që ta bëjnë të njëjtën gjë. Leximi ka aftësi të hap shumë rrugë dhe sot shumë fëmijë të vegjë dhe të rritur nuk inkurajohen aq sa duhet për të lexuar për kënaqësi dhe mendojnë se leximi është thjesht për detyrë shtëpie dhe diçka që kërkohet detyrimisht nga ta. Duke lexuar ju tregon se leximi është kënaqësi e kështu mund ti bësh ta fikin TVn dhe të lexon pak më shumë.

Leximi është formë argëtimi që shpesh anashkalohet. Në asnjë mënyrë nuk po sugjerojmë se duhet ta fikni TVn përgjithmonë e të mos shikoni më filma. E tëra që deshëm të themi në këtë artikull është që duhet të lexojmë më shumë libra për ta ringjallur imagjinatën. Çfarë janë arsyet e juaja për të lexuar, cilat nga këto që përmendëm të pëlqejnë?

@tn.lajmelokale
@tetovanews