Ballina Aktualitet Lajme Bie “viktima” e parë e Fatime Fetait, Popovski dënohet me 9 vite...

Bie “viktima” e parë e Fatime Fetait, Popovski dënohet me 9 vite burg dhe 560 mijë euro

Ish funksionari në MPB, Gjoko Popovski ëhstë shpallur fajtor për veprën penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Treqind”. Ai ishte i akuzuar për furnizim antiligjor me vetura në MPB.

Gjykata vendosi që Popovskit të dënohet me 9 vite dhe t’i kompensojë harxhimet gjyqësore në vlerë prej 246 mijë denarëve, shkruan Gazeta Lajm.

Gjykata kërkoi edhe kompensim të dëmeve që ia ka bë MPB-së në vlerë prej 27 milionë denarëve.
Pas shqiptimit të vendimit gjyqësor, prokurorja Fatime Fetai kërkoi që deri sa vendimi të bëhet i plotfuqishëm, të caktohet paraburgim për Popovskin, për shkak të mundësisë që të arratiset.

@tn.lajmelokale
@tetovanews