Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore kanë paraqitur një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës, për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, shkruan sot e përditshmja beogradase “Blic”.
Sipas dokumentit të siguruar nga ky medium, aty sqarohet se plani edhe pse është i favorshëm për Serbinë, ende nuk ka marrë pëlqimin nga presidenti Vuçiç.
“Presidenti nuk është i kënaqur me planin dhe nuk i është përgjigjur propozuesve”, thuhet në shkrimin e kësaj të përditshme
Ndër të tjera, aty tregohet se ‘Perëndimi injoroi pozitën e udhëheqjes shtetërore, se nuk ka alternativë të pranueshme nëse Prishtina merr gjithçka dhe Beogradi asgjë’
Ndërsa, lidhur me këtë propozim, ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Sipas tij, ideja e SHBA-së dhe perëndimit është i pahijshëm karshi interesave të shtetit të tyre.
“Vuçiç është i vetëdijshëm që ky propozim s’ka efekt dhe nëse pranohet, ai nuk mund të dal para qytetarëve”, deklaroi kryediplomati serb.