Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sot gjatë brifingut me gazetarët ka sqaruar dilmën e ngritur në opinionin e gjerë, lidhur me dërgimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në Gazetën Zyrtare.
I pyetur nga gazetarët, se Ligji për gjuhën shqipe ka qenë kusht kryesor që BDI-ja të lidhë koalicionin me LSDM-në, pse ky ligj po vonohet, dhe pse ju nuk e nënshkruani ligjin dhe ta dërgoni në Gazetën Zyrtare, keni frikë ju si kryeparlamentar, dhe a jeni të gatshëm të jepni dorëheqje nëse ligji në fjalë nuk miratohet.
Xhaferi ka deklaruar se , pikë së pari, më duhet që ta përsirësë, une nuk e njoh nocionin frikë, e dyta, puna e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk është punë individuale punë e imja, dhe nga kjo të varet statusi i mëtutjeshëm. Do të ishte përgjegjësi e imja, rrjedha e seancave për miratim të ligjit do të kishte dështuar dhe të mos ishte votu ligji, nuk e shohë kontestin se në çfarë aspekti drejtohet dilema se a jam i gatshëm apo jo, sepse ska të bëjë asgjë personalisht me mua.Andaj mendoj që çështja e koalicionit dhe obligimi i koalicionit për këtë pikë është përgjegjësi e koalicionit, dhe adresa është tjetër kund për dilemë.
Ndërsa gjithashtu ka shtuar se ajo çfarë është dashur të bëhet nga ana e tij, është kryer dhe në instancë të fundit, ju kam thënë se në kohë të duhur unë do e adresojë deri në Gazetën Zyrtare, Kushtetuta është e qartë për secilin bartës të funksionit shtetëror, që neni 51 e saktëson se secili është i obliguar të zbatojë Kushtetutën.
Kurse i pyetur se a është shpejtuar me sjelljen e ligjit në Parlament, ndërsa tani pse nuk shpejtoni për ta dërguar në Gazeten Zyrtare, Xhaferi u përgjigjë duke thënë se nga shtatori dhe në maj ka zgjatur debati për këtë ligj.
Por është pyetur edhe lidhur me atë se çfarë e pengon dërgimin deri tek Gazeta Zyrtare, ndërsa shkurtimisht është përgjigjur se nuk e pengon asnjë detaj, përpos siguria që do të shpallet, sepse nuk është puna vetëm e nënshkrimit.