“Pas gjithë asaj që u arrit e konstatuam dhe vërtetuam se qëndrojmë pas asaj edhe si kryeministra dhe është mirë që ka përfunduar. Ajo që kishte mbetur e hapëm përmes disa opsioneve dhe e vërtetuam një opsion që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Por unë jam Zorani, kontra-partneri imë quhet Aleksis dhe ne jemi vetëm dy persona dhe duhet të kemi kujdes se si kjo do të zbatohet në mënyrë institucionale, duhet të flasim me presidentët e të dyja shteteve, me liderët e partive tjera, me shefat e opozitës, andaj ndalojmë këtu për të mos shpalosur më shumë detaje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Kryeministri Zaev në ora 14:00 pritet të mbaj një konferencë për shtyp, ku priten sinjalet e para për rrjedhën e bisedimeve me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Deri atëherë dy delegacionet kanë vendosur të heshtin dhe të mos bëjnë publike asgjë nga ajo se çfarë kanë biseduar dy kryeministrat./am/