Në Lozanë të Zvicrës të shtunën është bërë inaugurimi i shtatores së Nënë Terezë. Ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni kanë marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së Nënës Terezë në Parkun e Kishës Saint-Amédée në Bellevaux, Lausanne, përcjell albinfo.ch.
I gjithë manifestimi ishte i organizuar në kuadër të shoqatave kulturore shqiptare, shoqatave intelektuale, klubeve, LAPSH-it dhe anëtarëve të besimit katolik dhe Qendrës së besimit Islamik Shqiptar.
Në këtë manifestim, përveç anëtareve të shumtë të komunitetit shqiptarë, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Lozanës, Zhyno, përfaqësues i xhamisë së Lozanës, Mehdi Shahini, Sheh Rrustemi, zv. Ipeshkvi Kristof Godel, përfaqësuesi i kishës katolike në Lozanë, Don Pren Kola, si dhe shumë përfaqësues të strukturave udhëheqëse të komunës së Lozanës dhe të kishës katolike.