Ballina Aktualitet Lajme Aleanca për Shqiptarët: Ja kush e kontrollon policinë e Tetovës (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët: Ja kush e kontrollon policinë e Tetovës (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar për diskriminim etnik në përfaqësimin në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Tetovë. Dega e kësaj partie përmes një konference me gazetarët theksoi se në një vendbanim siç është Tetova, dhe rrethina e saj më një shumicë absolute shqiptar, kuadrot maqedonas të sektorit të brendshëm janë të përfaqësuar pothuajse trefish më shumë se kuadrot shqiptarë.

Altrim Mamuti nga dega e ASH në Tetovë theksoi se shumica e posteve udhëheqëse dominohen nga maqedonas siç i ka numëruar:

Kryeshefi-shqiptar, zevendes maqedon

Kryeshefi i uniformës policore-maqedon

Zevendesi maqedon

Komesariati i lartë për komunikacion maqedon

Komesariati për rendin dhe qetësinë publike maqedon

Komesariati i përbërjes rezerve dhe menaxhimit me krizat maqedon.

Komesariati për preventivë shqiptare

Këshilltari për menaxhim shqiptarë

Këshilltari për trajnime dhe aktivitete maqedon

Kryeshef i krim policise-shqiptar ( ushtrues detyre pa vendim)

Zëvendës kryeshefi maqedon

Kryeshef për Analitikë-maqedon

Komandant i SPB Tetove-shqiptar

Me dy zëvendës maqedonas

Qendra për informim dhe kordinim

Udhëheqësi maqedonas me 3 shefa ndrrimi maqedonas dhe 1 shqiptare

Komandant i policise rrugore-maqedon

Zevendesi shqiptar

Kontrolli i Brendshëm-maqedon

Sektoret udheheqes ne SPB Tetove

Financa-maqedon

Burime njerzore-maqedon

Divizioni i armeve-maqedon

Lidhje dhe IT-maqedon

Administrative-shqiptar(pasaport,leternjoftim etj)

Krim tekniks-maqedon

Sektori per kundervajtje-1shqiptar 1maqedon

Nivel shtetrore nga 22 Sektore udheheqes vetem 1 shqiptare 21 maqedon.

Sektori per te huaj-shqiptar

ispektoret maqedon

Zëdhenesi-zyrtarisht maqedon plus 1 shqiptare me urdheresë pas deshtimit me 8 mars per emrinin e zedhenes (femer)

Ispektoriatet-udheheqese

Reparti i krimit te pergjithshem maqedon

Ekonomik shqiptare

Reparti inkrimit kompjuterik maqedon

IT-maqedon

Anti Drogës-maqedon

Kunderzbulim-maqedon

Krim te pergjithshem-maqedon

Terorizem-maqedon

Stacioni policor kufitarë Kodra e Diellit – shqiptar

Stacioni policor Kodra e diellit-maqedon që përfshinë të gjitha fshatrat e malsisë së Tetovës

Stacioni policor Jazhince-maqedon (kufiri me Kosoven)

“Perqindja e vendeve udheheqese ne Tetove ne aspekt proporcional me numrin e banoreve shqiptar 85% dhe 15% maqedon dhe te tjere numri i policeve ne kuader te SPB Tetove 30% shqiptare dhe 70% maqedon. Policët rrugor shumica jan maqedon . Komandati i njesitit të vecant të policisë (njesia e tretë speciale PEP ) maqedonas pa zëvendës shqiptarë me 90% përbërje maqedone. Dhe për të qenë më tragjike edhe kryeshefi i sektorit të sigurimit shtetërorë (UBK) për rajonin perendimorë gjithashtu maqedonas nga fshati Bërvenicë”, theksoi kryetari i degës së ASH-së në Tetovë, Altrim Mamuti.

Ai ftoi publikisht zv/ministrin e brendshëm Agim Nuhiu që të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të diskriminimit të thellë dhe përfaqësimit të mjerueshëm të shqiptarëve, të cilët janë të përfaqësuar vetëm tek sektorët për lëshimin e dokumenteve personale dhe dokumente tjera, gjegjësisht në nivel sportelesh. (INA)