Gratë shofere për herë të parë voziten nëpër rrugët e kryeqytetit arab. Pas hyrjes në fuqi të ligjit që femrat në Arabinë Saudite kanë të drejtë të vozisin në Riad një kompani transporti madje ka filluar të punësoj gra shofere.
“Në mëngjes kur për herë të parë vozita ndjeva të më dalin lot. Ecja me veturë dhe qaja. Nuk mund ta besoj se tani ne mundemi të vozisim”, deklaroi Reem Farhat, shofere për “Careem app”.
“Është fantastike. Porosis një veturë dhe vozitem nga një femër”, tha Leila Ashry, kliente e “Careem app”.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme dhe drejtorisë së trafikut të dielën në Arabi kanë aplikuar për patentë shoferi më shumë se 120 mijë gra. Arabia Saudite ishte i vetmi vend në botë ku femrat nuk mund të drejtonin automjete, ndërsa familjarëve u duhej të punësonin shoferë private për çdo të afërme femër. Ndryshimi në fjalë u njoftua që prej shtatorit të vitit të kaluar, ndërsa leja e parë e drejtimit për një femër u lëshua vetëm në fillim të këtij muaji.