Ballina Aktualitet Lajme Burgjet në gjendje të mjerueshme, kërkohet intervenim i autoriteteve

Burgjet në gjendje të mjerueshme, kërkohet intervenim i autoriteteve

Burgjet e Maqedonisë janë pa kushte elementare. Të burgosurit shpeshherë ofendohen në baza nacionale ndërsa gjatë kontrolleve shpeshherë ju ndodh të trajtohen në mënyrë të ashpër nga ana e punonjësve zyrtar. Shumë hapësira brenda burgjeve nuk kanë depërtim të dritës por as dritë artificiale, ndërkaq shumica e objekteve janë në lagështi të vazhdueshme dhe pa ngrohje gjatë temperaturave të ulëta. Burgu i Kumanovës përballet me mungesë të ujit ndërkaq tualetet nuk kanë dyer. Të burgosurit detyrohen që të vendosin batanije në hapësirën e derës apo të gjejnë ndonjë mënyrë tjetër. Nëpër qeli vendosen nga tre persona gjë e cila çon deri në përleshje fizike e verbale mes të burgosurve. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e Avokatit të Popullit.

Personave të vendosur nëpër qeli të izoluara nuk ju bëhen kontrolle çdo ditore nga mjekët edhe pse një gjë e tillë me ligj është e rregulluar. 8:07 Në burgun e Shkupit pas orës 20:00 nuk ka personel mjekësor nga çfarëdo profili sepse dy mjekët e përgjithshëm janë me orar pune deri në 20:00 ndërsa të shtunën vetëm deri në ora 15:00. Infermierja e vetme punon deri në ora 15:00 çdo ditë pune ndërsa të shtunën vetëm deri në ora 12:30. Në burgun e Strumicës gjendja është ende më e rëndë ku mjekët vijnë vetëm dy herë në javë për disa orë, ndërsa psikolog, psikiatër dhe stomatolog absolutisht nuk ka – deklaroi Vaska Bajramovska, Zëvendës i Avokatit të Popullit.

Situata pothuajse e njëjtë është edhe nëpër stacionet policore. Avokati i Popullit kërkoi nga organet kompetente që të ndërmerren hapa për parandalimin e këtyre dukurive.

Këtë raport do ta dorëzojmë deri te Komiteti për parandalimin e torturës pranë Kombeve të Bashkuara dhe deri në organet tjera ndërkombëtare. Sot kur shënohet dita ndërkombëtare e mbrojtjes së viktimave nga torturat, si Avokat i Popullit apelojmë deri te të gjitha aktorët në shoqëri për ndalesë absolute të torturimit, duke kujtuar ndërmarrjen e masave për hetime efikase dhe pengimin e çfarëdolloj akti të torturës si dhe çdo sjellje tjetër nënçmuese – tha Vaska Bajramovska, Zëvendës i Avokatit të Popullit.

Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit janë konstatuar edhe sjellje të këqija ndaj emigrantëve të cilët tentojnë të hyjnë ilegalisht në Maqedoni. Konstatimet e Avokatit të Popullit mbi raportin e fundit kanë dalë nga gjithsej 48 vizitat parandaluese gjatë vitit të shkuar, të cilat janë kryer në tre burgjet e vendit, atë të Shkupit, Strumicës dhe Kumanovës, në 13 Qendra policore si dhe 30 Qendrave pranuese të emigrantëve.

Vjollca Aliti

@tn.lajmelokale
@tetovanews