Avioni luftarak britanik me vlerë 150 milionë funta F-35b është lëshuar në Norfolk pasi kishte kaluar Atlantikun.
Katër avionët të prodhuara nga Lockheed Martin, kanë bërë një udhëtim prej 3, 000 miljesh nga Carolina jugore në bazën e Marhamit për tetë orë.
Fluturimi i avionit supër të shpejtë është përshendetur nga shefi ajror, marshalli Sir Stephen Hillier dhe personalitete të tjera.
F-35 Rrufeja II është një avion luftarak i gjeneratës së pestë, i projektuar për shumë role dhe i angazhuar në objektivat tokësore dhe ajrore, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
“Është sikur brendi i ri i Ferrarit”, thotë një burim ushtarak.
“Avioni i frikshëm luftarak, do ta mbrojë Britaninë e Madhe dhe aletatët e saj nga kërcënimet që vijnë përtej botës”, thotë sekretari i mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Gavin Ëilliamson.
Avioni i gjeneratës së pestë ka shpejtësi më të madhe se 1,200mph, do të bashkohen me avionin në RAF Marham deri në fillim të gushtit./Periskopi/