Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbaruar vizitën e tij në Vjenë të Austrisë por qëndrimi i tij atje është karakterizuar me disa momente interesante.
Tre serbë patën për të thënë diçka kur të mërkurën në Akademinë Diplomatike të Vjenës, presidenti kosovar mori pjesë në promovimin e librit “New state, modern statesman -Hashim Thaçi a Biography”.
Thaçi këtë situatë e ktheu në humor me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Të pranishëm në promovimin e librit biografik të Hashim Thaçit ishin diplomatë të rryer austriakë, që me dekada merren me çështjen e Kosovës, si puna e Albert Rohan dhe Wolfgang Petritsch.
Krej këto momente mund t’i shihni të përmbledhura në storien e përgatitur nga gazetari Kron Sadiku.