Ballina Aktualitet Lajme Cipras: Greqia rifiton sovranitetin pas marrëveshjes së borxhit

Cipras: Greqia rifiton sovranitetin pas marrëveshjes së borxhit

Greqia rimori sovranitetin pas vendimit nga kreditorët për t’i dhënë vendit një lehtësim të borxhit, duke i bërë huat të përballueshme, deklaroi kryeministri grek Aleksis Cipras.

Gjatë një fjalimi në ceremoninë festive që u zhvillua në pallatin Zappeion për të shënuar fillimin e marrëveshjes, Cipras tha se “Greqia po kthen një faqe, duke dalë nga tetë vite rënie ekonomike”, shkruan ATSH.

“Greqia po bëhet sërish një vend normal. Po rimerr sovranitetin politik dhe ekonomik. Greqia po qëndron sërish mbi këmbët e saj”, vazhdoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews