Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për mjedis jetësor, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe komunat në qytet, sot organizon ngjarje argëtuese-edukative me të cilën do të përfshihet në shënimin global të 5 Qershorit – Ditës botërore të mjedisit jetësor.
Shënimi i sivjetmë i kësaj dite të rëndësishme ekologjike i dedikohet angazhimeve globale për uljen e ndotjes nga plastika.
“Përmes lojës, këngëve, edukimit, eko-truqeve rreth 300 nxënës nga nëntë shkolla fillore të Shkupit të cilat gjatë vitit shkollor 2017-2018 kanë mbledhur më së shumti shishe plastike dhe i kanë dorëzuar për riciklim në PAKOMAK, do ta japin porosinë se janë të gatshëm për ta ndryshuar sjelljen e tyre ndaj plastikës dhe me këtë të kujdesen për mjedisin jetësor, botën e gjallë dhe shëndetin personal”, theksojnë organizatorët.
Në ngjarje, është paraparë të kenë fjalime zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përfaqësuesi i UNEP, Iskra Stojanova dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedonisë, Luiza Uinton.
Në ngjarjen që do të mbahet në skenën e hapur të “Guacës” në Parkun e Qytetit në Shkup, do të përfshihen edhe trajtuesit e mbeturinave kolektive PAKOMAK dhe NULA OTPAD, NP Higjiena Komunale, NTP, Titan USJE dhe Birraria e Shkupit.