Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut, albanologët kanë prezantuar për publikun një dorëshkrim të ri të Marlin Barletit që daton në vitet 1499-1501, një version më të hershëm të “Rrethimit të Shkodres”. Ky dorëshkrim sipas, Aurel Plasarit, do të sjellë dhe nevojën e rishikimit të fakteve historike pasi në vitet 1499-1501 Shqipëria ka qEnë në gjendje lufte dhe jo paqeje sipas përshkrimit të bërë në botimi e vitit 1504.
Studiuesit Aurel Plasari dhe Lucia Nadin nga Italia kanë prezantuar një dokument të ri, që sipas tyre vërteton se “Rrethimi i Shkodrws” i Marlin Barletit është shkruar në vitet 1499-1501.
Për të dy studiuesit, ky dorëshkrim që gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Francës do të sjellë nevojën për rishikimin e fakteve historike,pasi vërtetohet se është shkruar në kohë lufte, ndryshe nga çfarë thotë botimi i viti 1504 kur u vendos paqja mes Venedikut dhe Turqisë.
Aurel Plasari: Zbulimin e këtij përshkrimi të ri është dhe vendosja në rrethana krejt të tjera por në rrethana jo të paqes me turkun që kreu Republika kur është botuar por në rrethanat e kundërta të kryengritjes që ka filluar në robëri.
Dorëshkrimi, të cilit nuk i është bërë ende analiza e tekstit, është një dritare e re për studiuesit.
Aurel Plasari: Fakti se dorëshkrimi na del maksimumi i 1500, na e ndryshon këtë të dhënë dhe duhet të bëjmë një mbivendosje tjetër, është e kundërta. Nuk janë rrethanat e paqes. Në Shqipëri ka ndodhur kryengritja e Lezhës, ka ndodhur zbritja në Arbëri e Skëndërbeut e ftuar nga arbrit me projektin për marrjen e Krujës dhe Shkodrës.
Ky dorëshkrim mendohet të jetë shkruar në Venezia. Besohet se një koleksionist i kohës Mazarini e ka marrë në Francë ku dhe gjendet aktualisht në Muzeun Kombëtar në Francë.
Në javën e parë të korrikut, ky dorëshkrim mund të jetë i aksesueshëm edhe për publikun shqiptar në formën dixhitale në Bibliotekën Kombëtare.