Një grua që kishte vuajtur nga kanceri si adoleshente, është ribashkuar me infermieren që ishte kujdesur për të para 30 vjetësh.
Liz Brown, 43 vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve nga Anglia, ishte diagnostifikuar si 14 vjeçare me ‘osteoblastomë’ agresive, një formë kjo e rrallë e tumorit të eshtrave.
Broën e kishte pranuar diagnozën kur ishte zgjuar e paralizuar në ditëlindjen e saj të 14-të.
Ajo qe dërguar në spitalin Addenbrooke të Cambridge më 1989, kur i ishte thënë se nuk duhet pritet të mbijetojë deri në moshën madhore.
Sa ishte në spital, për të ishte përkujdesur infermierja, Debbie Bye.
Brown nuk e ka harruar kurrë kujdesin e zellshëm të saj në kohërat e vështira.
“Prognoza ishte shumë e keqe. Nuk pritej që të jetoja më shumë se pesë vjet, por tani kam 34 vjet, tre fëmijë dhe nuk e sheh asnjë karrocë”, ka thënë Brown.
“Ajo mund të ketë menduar se po e bën vetëm punën e saj, por kjo shkon përtej asaj”.
“Më kujtohet tek e shikoja Debbie-n tek punonte, dhe se si inspirohesha nga mënyra se si i bënte gjërat”.
“Ajo ma dëshmoi që fëmijët janë fëmijë pavarësisht se çfarë nuk shkon me ta, dhe na trajtoi të gjithëve njëjtë”.
Bye e kishte inspiruar Brown-in që të punonte me fëmijë kur të rritje, dhe tani ajo punon me fëmjët me autizëm dhe fëmijët që kanë probleme me dëgjim.
Brown apeloi në Twitter që ta gjejë infermieren,dhe postimi i saj u shpërnda më shumë se një mijë herë. Nisma e saj doli të jetë e suksesshme pasi që të dyja eventualisht arritën ta kontaktojnë njëra-tjetrën falë fuqisë së medieve sociale.
Ato priten të takohen personalisht, pasi që tani janë ribashkuar vetëm përmes kanaleve virtuale./kk/