Ne jemi pranë marrëveshjes dhe presim vendimet e kryeministrit të IRJM-së, thotë zv. ministri i Jashtëm i Greqisë, Ioannis Amanatidis, në një intervistë për televizionin grek “Sky” dhe shpjegoi se ai nuk është i shqetësuar për vonesën në proces sepse “pala tjetër ka nevojë për atë kohë për të shqyrtuar marrëveshjen”.
Amanatidis tha se “marrëveshja është në interes të të dy vendeve dhe “zgjidh problemet në atë mënyrë që konfliktet nuk do të krijohen në të ardhmen”.
Lidhur me demonstratat e sotme, nënkryetari i diplomacisë greke tha se Greqia është një vend demokratik dhe të gjithë mund të protestojnë dhe shprehin mendimin e tij, por u thotë të gjithëve që marrin pjesë në protestë se ata duhet “të mendojnë për pasojat e jo zgjidhjen e problemit”.