Suksesi i Kolumbisë ndaj Polonisë që ngjall shanset për vazhdimësinë në Botëror të skuadrës nga Amerika Latine, ka sjellë festime të mëdha në vendin e tyre, por shumë kanë qenë të tepruara dhe janë kthyer në tragjedi të mirëfillta.
Në qytete të ndryshme të Kolumbisë janë regjistruar 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e zënkave që kanë shpërthyer, me shumë mundësi si pasojë e konsumimit të lartë të alkoolit gjatë dhe pas ndeshjes.
Shifrat janë raportuar nga policia kombëtare kolumbiane, seksioni për sigurinë qytetare. Ajo ka bërë të ditur se natën e të dielës është përjetuar një bilanc i mirëfilltë lufte me 8 vrasje dhe 73 plagosje me armë zjarri (20) dhe thika (53).
Mes tyre kishte edhe disa policë, të cilët ishin munduar të ndalnin zënkat që shpërthyen në qytete si Kali e Bogota, ashtu si në rajonin e La Guaira dhe Kundinamarka.