Në të gjitha shkollat e mesme shtetërore sot dhe nesër do të kryhet afati i parë i regjistrimin të nxënësve për vitin shkollor 2018/2019. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 20 qershor. Testimi kualifikues do të organizohet më 22 qershor, ndërsa rang-listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 25 qershor.
Afati i dytë dhe regjistrimi i nxënësve në qershor do të realizohet në datën 28, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen ditën e ardhshme, më 29 qershor.
Sipas konkursit të cilin MASH e publikoi të martën, nxënësit mund të zgjedhin gjimnaze, arsim profesional (arsim teknik – me kohëzgjatje katërvjeçare, arsim profesional për zanate – kohëzgjatje tre vjeçare dhe dy vjeçare), arsim të mesëm të arteve dhe arsim të mesëm për nxënës me nevoja të veçanta.