Ish-presidenti amerikan, 94-vjeçar, u vizitua nga ish-presidenti Bill Clinton, të hënën. Të dy u fotografuan kur Bush ia tregoi çorapet e tij blu dhe të zeza që kishin fytyrën e Clinton mbi to.
“Vizitë e veçantë sot nga një mik i madh – dhe tani, një autor i suksesshëm. Për fat të mirë unë kisha një çift të sapo larë çorapësh Bill Clinton për ta festuar këtë rast”, ka shkruar Bush në Twitter.
Vizita e Clintonit nuk ishte e vetmja gjë që lumturoi Bushin.
Bush gjithashtu mirëpriti një qen në familjen e tij, duke postuar një fotografi me të dhe Clintonin.
“Një gëzim i madh për të mirëpritur një anëtar të ri në familjen tonë – Sully, një labrador të bukur dhe të stërvitur”, shkroi Bush në Twiterr./KlanKosova/