“Dashni me Raki” nga Getoar Selimi dhe Flori ka arritur sukses të madh.
Dyshja e estradës ka vazhduar me publikimin e suksesshëm të projekteve.
“Dashni me Raki” ishte bashkëpunimi i radhës që u prit shumë mirë dhe për dy javë tashmë ka arritur dy milionë klikime.
Edhe muzika edhe teksti është punuar nga të dy artistët.
Projekti në videoklip është xhiruar prej Imagine Films në vende të ndryshme evropiane.
Getoar Selimi pritet të publikojë edhe dy projekte tjera këtë verë.