Kërkesë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe kërkesë për shfuqizimin e letrave të dërguara nga Greqia për në NATO dhe në BE, kanë mbërritur në Gjykatën Kushtetuese të Greqisë nga ana e Federatës Greke e Shoqata Kulturore të Maqedonasve dhe Asociacioni Pan-maqedonas nga Disapora.
Këto organizata konsiderojnë se Marrëveshja shkel Kushtetutën e Greqisë dhe çon në shkatërrimin e Greqisë me procedurë të përshpejtuar, prandaj kërkojnë që menjëherë të tërhiqen letrat që janë dërguar për në NATO dhe në BE për heqjen e vetos greke për FYROM-në.