Të paktën 192 persona vijojnë të jenë të humbur dhe 75 të tjerë janë konfirmuar se kanë humbur jetën si rezultat i shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë. Fshatrat që ndodhen mbi shpatet e vullkanit janë mbuluar plotësisht nga balta dhe hiri vullkanik.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u ndërpre të martën pas një shpërthimi të ri të vullkanit, çka lëshoi gaz të nxehtë dhe copa shkëmbinjsh në pjesën jugore të tij. Shpërthimi i djeshëm ishte i papritur, pasi ekspertët e vullkaneve u shprehën më parë se për të paktën disa ditë të tjera, nuk pritej ndonjë aktivitet i tillë.
Më shumë se 1.7 milionë persona janë prekur nga shpërthimi i të dielës dhe rreth 3 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre./am/