Johannes Hahn gjatë mbledhjes së djeshme të ministrave të vendeve lidere të BE-së ka thënë
“Maqedonia duhet të shpërblehet nga BE për përparimin dhe për marrëveshjen me Greqinë. Nëse nuk merr shpërblim konkret, kjo do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin”
Ai shtoi “Mendoj se duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe shpresoj që në fund do ta kuptojnë sa është e rëndësishme të dërgohet sinjal pozitiv për rajonin”, tha Hahn.
Johannes Hahn bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të japin dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë./tv21/