Historitë e Instagram janë tashmë të dizenjuara rreth këtij formati video të gjatë dhe vertikal, dhe raporti nuk sqaron nëse videot më të gjata do të lejohen vetëm në atë pjesë të aplikacionit ose do të lejohen në postimet e përhershme.
Instagram së shpejti do t’ju lejojë të postoni video që zgjasin deri në një orë
Instagram po konsideron heqjen e kufizimeve të gjatësisë së videove,sipas The Wall Street Journal, e cila sot botoi një raport mbi “një tipar të ri” që do t’i lejonte përdoruesit të vendosnin klipet me kohëzgjatje deri në një orë.Kjo do të hapte një fleksibilitet të ri krijues për përdoruesit dhe do të sjellë më afër Instagram në përputhje me YouTube dhe kompaninë e tij mëmë, Facebook.
Plani është përshkruar si tentativë,kështu që Instagram mund të vendosë përfundimisht që të mos miratojë radikalisht kohën maksimale të zgjatjes së videos në platformën e saj.
Historitë e Instagram janë tashmë të dizenjuara rreth këtij formati video të gjatë dhe vertikal, dhe raporti nuk sqaron nëse videot më të gjata do të lejohen vetëm në atë pjesë të aplikacionit ose do të lejohen në postimet e përhershme.
Aktualisht,historitë e Instagram janë të kufizuara në një gjatësi prej 15 sekondash; videot në postimet kryesore mund të zgjasin pak më tepër se 60 sekonda.Historitë përmbajnë mbi 300 milionë përdorues aktivë të përditshëm që nga nëntori i kaluar. Instagram vetë ka mbi 800 milionë përdorues.
Kompania në javët e fundit ka zhvilluar diskutime me partnerët e mundshëm (krijuesit e përmbajtjeve dhe botuesit) në lidhje me mundësinë e krijimit të videove me kohëzgjatje më të madhe.