Sadije Berisha, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës ka shpërndarë ditën e sotme kujtimeve të vjetra, duke i lënë të gjitha pa fjalë pas postimit të saj në Facebook.
Ajo ka publikuar foto nga martesa e saj e parë, kur ishte vetëm 20 vjeçe.
Sadija kujton se nuk i lejohej të dilte jashtë shtëpisë, edhe pse jetonte në Nju Xhersi dhe se ishte e virgjër.
Ajo shkruan se:
Nëna ime vetëm më dha disa fotografi shumë të vjetra. Pas në kujtesë… Kjo është ajo foto nga një martesë tradicionale, “me shkuesi” (myslimano-shqiptare).
Isha 20 vjeç, e virgjër me flokë të gjatë (nuk më lejohej t’i prisja). Flokët e mi kanë arritur deri në gjunjë në moshën 20 vjeçare. Është fotoja e parë që kushëriri im Fadil Berisha më shkrepi.
Atë kohë m’u dha për burrë tërësisht një i huaj. Buzëqeshja në martesën tënde nuk ishte e lejuar (për nusen), por megjithatë …. në rrethana të tilla … kush do të donte?”