Nga Ministria e Punëve të Brendshme për Libertas kanë konfirmuar informacionin se një person është vrarë sot në mëngjes në fshatin Llërcë të Tetovës.
– Bëhet fjalë për për personin që kërkohej me fletëarrest ndërkombëtar për dënimin me burg prej 26 vjetësh. Person i cili ishte i rrezikshëm për banorët dhe policinë – thanë nga MPB për Libertas.
Aksioni u realizua nga njësiti elitar i policisë “Tigrat”.
Përndryshe, njësiti elitar i policisë “Tigrat” vazhdon të jetë i mbyllur hermetikisht për shqiptarët. 17 vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur këmba e policit shqiptar nuk ka shkelur asnjëherë në këtë njësit.
Pos në njësinë policore “Tigrat”, shqiptarët janë të padëshiruar edhe në njësitë elitare ushtarake. Tek njësiti special “Ujqit” shqiptarët nuk janë aspak të përfaqësuar ndërsa, tek njësiti “Renxherët” janë të përfaqësuar vetëm 0.3 %. Edhe në njësitin “Skorpionët”, shqiptarët nuk janë fare të përfaqësuar ose janë në numër shumë të vogël./TetovaNews