Në Vietnam, në pjesën veriore të vendit, shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu duke u marrë jetën të paktën 15 persona.
Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive tha se të paktën 11 persona të tjerë figurojnë të humbur. Shirat e rrëmbyer morën me vete shtëpitë, të mbjellat dhe kanë përmbytur rrugët.
Agjencia thotë se stuhia ka shkaktuar dëme me vlerën e më tepër se 6 milionë dollarëve. Sipas saj, viktimat janë nga provincat malore të vendit, ku ka pasur edhe rrëshqitje të mëdha të dheut. Pritet që numri i tyre të rritet.
Në Vietnam, fatkeqësitë natyrore shkaktojnë çdo vit qindra të vdekur dhe dëme në bujqësi dhe infrastrukturë, me vlerën e miliona dollarëve.