Në përvjetorin e betejës së Haraçinës është hapur një debat mes ish pjesëtarëve të UÇK-së, lidhur me fillimin dhe rrjedhën e kësaj beteje. Këtij debati i është bashkangjitur edhe Zhujë Hamza i njohur si “Komandant Zhuja. Sipas tij, të parët në Haraçinë janë futur Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha dhe tashmë i ndjeri, Komandant Teli, shkruan Gazeta Lajm.
“Sa i përket betejës së Haraçfines, i pari që ka hy në Haraçinë ka qenë Komanandant Hocxha me Komandant Telin dhe me Ekrem Dardhishtën me ushtarët e vetë. Pastaj kemi shkuar unë, Zhuj Hamzaj, Faik Lulaj Dukagjini, Daci, Murat Osmanaj. Aty jemi taku me Komandant Hoxhën, i cili na ka thënë ta marrim pikën e fundit prej nga pishta mbi Haraçinë. Me ne ka qenë edhe Bokseri, e pastaj ka kërku prej Komandant Hoxhës me shku në ndihmë në pikë të Ekrem Dardhishtës si përforcim. Edhe Komandant Teli ka qenë aty, si edhe Xhevati-Doktori. Lavdi për luftëtarët dhe dëhsmorët”, ka deklaruar Zhuj Hamzaj për Gazetën Lajm.