Ballina Aktualitet Lajme Ky është dibrani që erdhi nga Anglia për të vrarë prindërit (FOTO)

Ky është dibrani që erdhi nga Anglia për të vrarë prindërit (FOTO)

Djali që shikoni në galerinë më sipër është i riu që qëlloi me automatik nënë e baba në Dibër, duke i lënë ato të vdekur në vend.

Autori i këtij krimi të rëndë është shtetasi Qemal Sela, 26 -vjeç dhe është kthyer ditën e sotme nga Anglia, vetëm pak orë para ngjarjes.

Babë e nënë, Flamur dhe Zeqimete Sela, 56 dhe 50 vjeç, kanë mbetur të vrarë në brendësi të hotelit që kishin në pronësi tek Llixhat në Peshkopi.

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit:

Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje. /albeu.com/