Shumë njerëz vuajnë nga problemet e sistemit tretës dhe ndër shqetësimet më të zakonshme janë: sindroma e zorrëve të irrituara, kapsllëku kronik dhe dëmtimi i zorrës që rrit rrezikun e infeksionit të gjakut, për shkak se toksinat dhe bakteret e këqija kalojnë në qarkullimin e gjakut.
Këto e shumë probleme të tjera që lidhen me tretjen , do të zgjidheshin nëse ju një herë në kaq kohë do të bënit “një pastrim” të këtij sistemi. Më poshtë do të listojmë përbërësit të cilët do të purifikojnë zorrën e tradhë duke përmirësuar kështu funksionet tretëseLëng molle, lëng limoni, xhenxhefil dhe kripë deti- Të gjithë këta përbërës veprojnë së bashku për të pastruar zorrën e trashë duke nxituar absorbimin optimal të lëndëve ushqyese!Lëngu i mollës është i përsosur për pastrimin e zorrës së trashë, por këto të fundit duhet të jenë organike dhe lëngu të jetë i shtrydhur në moment që të përfitoni 100% nga fibrat.
Lëngu i limonit detoksikon organizmin dhe falë vitaminës C nxit përmirësimin e tretjes .
Xhinxheri nxit tretjen, rrit qarkullimin e gjakut, redukton inflamacionin dhe ul nivelet e kolesterolit.
Çfarë do t’ju duhet:
1/2 filxhan lëng molle
2 lugë lëng limoni të freskët
1 lugë çaji xhenxhefil pluhur
1/2 lugë çaji kripë deti
1/3 filxhan ujë
Pergatitja:
Ngrohni pak ujin dhe më pas shtoni në të të gjithë përbërësit e mësipërm. Përziejini derisa të treten dhe pijeni 10 minuta para çdo vakti.