Ballina Teknologji Mark Zuckerberg etiketohet si ‘diktator’ nga aksionarët e tjerë të Facebook, kërkohet...

Mark Zuckerberg etiketohet si ‘diktator’ nga aksionarët e tjerë të Facebook, kërkohet largimi i tij

Investitorë të Facebook të cilët kanë aksione me vlerë afër 3 miliardë dollarë janë duke u përpjekur për ta rrëzuar Mark Zuckerberg si kryetar pasi e akuzojnë atë si ‘diktaturë’ në kompani.

Gjashtë investitorë besojnë se roli i dyfishtë i Zuckerberg si kryetar e edhe si krijues, plus të drejtës së tij të votimit pothuajse absolute për kontroll, do të thotë se ai mund të largojë kundërshtarët që kërkojnë ndryshime në Facebok, pas skandalit “Cambridge Analytica”, transmeton koha.net.

‘Rebelët’ brenda Facebook janë duke kërkuar që miliarderi të heqë dorë nga roli i tij si kryetar e të lejojë një person të pavarur të emërtohet në vend të tij.

Ata gjithashtu dëshirojnë të ndryshojnë atë se si të drejtat e votave janë distribuuar tek aksionarët që të kufizojnë fuqinë e tij.

Zuckerberg mban dy rolet kyçe dhe nuk ka nevojë që t’i përgjigjet askujt.