Ballina Aktualitet Lajme MEDIAT GREKE: ZAEV PRITET TË PAJTOHET ME “ERGA OMNES”

MEDIAT GREKE: ZAEV PRITET TË PAJTOHET ME “ERGA OMNES”

Në mediat greke ka raporte se telefonata e shumëpritur ndërmjet kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras është “çështje orësh ose çështje ditësh”.

Gjatë raportimeve shprehet optimizëm se Zaev do të japë përgjigje pozitive dhe se do të marrë fund një herë e mirë saga e emrit ndëmjet dy shteteve, e cila e ka penguar Maqedoninë në procesin e integrimeve në strukturat euro-atlantike.

Edhe një herë, në mediat greke spekulohet se propozimi më i mundshëm është “Maqedonia e Veriut”. Supozohet se kryeministri Zaev do të pajtohet për përdorimin e parimit “erga omnes” në çështjen e emrit. /SHENJA/