Deputeti i RDK-së Vesel Memedi, njëherit edhe Nënkryetar i Kuvendi të RM-së, gjatë fjalimit të tij në Kuvend e e përshëndeti marrëveshjen për kontestin me emrin me Greqinë.
Ai tha se për herë të parë jepet mundësia për përfundim të konflikteve.
Kjo marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë paraqet marrëveshje e cila i pajton fqinjtë njëherë e përgjithmonë. Ne që e kemi fatin të jetojmë në këtë pjesë të vendit është e rëndësishme që këtë marrëveshje ta kthejmë në burim të paqes, dhe jo në burim të konfikteve të së ardhmes. Bota e civilizuar në kohën e fundit e paraqet këtë marrëveshje si shembull të jashtëzakonshëm për zgjidhjen e shum konflikteve jo vetë të regjionit por edhe në mbar botën, theksoi Memedi.
Gjithashtu potencoi se kjo marrëveshje njëjtë si me atë të Bullgarisë do të jenë shembull për zgjidhjen e kontesteve në rajon dhe më gjërë.
Ndërsa shtoi se ato të cilët janë kundër duan që këtë pjesë të vendit ta shndërrojnë në pjesë të asnjë vendi, me qëllim që këtë vend ta kthejnë në fole ku do të fshihen të gjithë kriminelët, hajdut dhe të gjithë ato që kanë përfituar maksimalisht nga konfliktet e ndryshme në ballkan, theksoi Memedi./tv21/