Në vazhdën e vizitës dyditore në Bruksel dhe pas takimit me komisionerin Hahn, si dhe me tre eurodeputetët Vajgël, Kukan dhe Fleckenstein, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, është pritur në selinë e PPE-së nga Presidenti Joseph Daul, kreu i Partive Popullore Evropiane, e që është grupimi më i madh politik Evropian.
Në takim është biseduar për zhvillimet politike në Maqedoni, për pikëpamjet e PDSH-së, në forcimin e institucioneve të Maqedonisë që do të kontribuonin procesit integrues, si dhe për procesin e integrimit euroatlantik të vendit tonë.
Ndryshe, Thaçi e ka falënderuar presidentin Daul për bashkëpunimin e sinqertë mes PDSH-së dhe PPE-së, si edhe për gatishmërinë që PDSH-ja sa më shpejt të bëhet pjesë e familjes së Partive Evropiane Popullore.