Ballina Bota Minjtë pushtojnë qytetin, qeveria: Mbani fëmijët brenda!

Minjtë pushtojnë qytetin, qeveria: Mbani fëmijët brenda!

Një qytet suedez po lufton me një armik të pamëshirshëm, minj në madhësinë e maceve. Kjo ka bërë që autoritetet tu bëjnë thirrje rezidentëve të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura sidhe të mbajnë brenda shtëpive të vegjlit.

Nuk janë minj normalë të cilët mund t’i shikoni në pyje. Janë të mëdhenj sa macet”, tha për agjencinë kombëtare të lajmeve “TT”, Benny Sagmo nga zyra e planifikimit në qytetin Sundsvall, në veri të Suedisë.

Nëse ne nuk i ndalojmë, ata mund të rriten edhe më shumë …Banorët nuk mund të hapin as dyert kryesore të shtëpive dhe as dyert e ballkoneve.

Rezidentëve u është kërkuar të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura për të parandaluar hyrjen e minjve në kërkim të ushqimit. Ata po ashtu nuk duhet të ushqejnë jashtë kafshët e tyre shtëpiake.

Ndërkohë, kopshti lokal i fëmijëve ua ka ndaluar përkohësisht të vegjëlve të ushqehen dhe të flenë në oborr. “Kemi vendosur që fëmijët të flenë brenda, pasi nuk mund të rrezikojmë që minjtë të hidhen në karrocat e të vegjëlve”, tha Mia Lofgren për “SVT”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews