Mbajtja e një goje të pastër nuk është e rëndësishme që vetëm dhëmbët dhe mishi të jenë në gjendje të mirë. Në të vërtetë pastërtia orale është një dritare e mirëqenies suaj të plotë.
Neglizhimi i saj rrit rrezikun e që shumë sëmundje të zhvillohen në trupin tuaj.
Sikur pjesët tjera të trupi edhe goja është përplot baktere – shumica prej tyre të dëmshme. Sistemi mbrojtës i trupit dhe kujdesi i mirë i gojës, si larja e përditshme, mund t’i mbajnë bakteret nën kontroll, shkruan DailyHealth, përcjell Klan Kosova.
Në fakt, sëmundjet e mishit të gojës mund të rrisin rrezikun e të gjitha llojeve të komplikimeve, si Osteoporsisi, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Infeksionet mund të shkaktojnë probleme edhe te gratë shtatzëna dhe po ashtu ta zhvillojnë dementian.
Shëndeti oral nuk është vetëm pastrim i dhëmbëve me brushë dhe penj por që edhe kontrollet te dentisti dhe ndërhyrja ku është e nevojshme.