17 shtete amerikane kanë paditur administratën e presidentit Donald Trump për shkak të ndarjes “së ashpër dhe të paligjshme” të familjeve të emigrantëve.
Padia vë në pah refuzimin e hyrjes së azilkërkuesve në kufirin SHBA-Meksikë, përcjell KosovaPress. Në këtë rast janë përfshirë edhe disa dokumente që tregojmë rastet ku prindërit nuk po mund t’i gjejnë apo të komunikojmë me fëmijët e tyre, pasi zyrtarët i kanë ndarë në kufi.
Ndarjet e familjeve filluan për shkak të politikës dy mujore “zero tolerancë” të administratës Trump, ku u kërkua të ndiqeshin penalisht të gjithë të rriturit që kalojnë kufirin ilegalisht, duke përfshirë edhe ata që udhëtojnë me fëmijët.