Njëzetedyvjeçari Jason Rodriguez nga Venezuela ka numrin e këmbës me numër 68. Këmba e tij e majtë është e gjatë 40.55 centimetra, ndërsa ajo e djathtë 40.57 centimetra.
Kjo, sipas librit Guinness, është këmba më e gjatë një botë, transmeton KosovaPress. Rodriguez, i cili është i lartë 220 centimetra, këtë javë për herë të parë e ka vizituar personalisht këpucëtarin Georg Vesels, që njëherësh ishte vizita e tij e parë jashtë vendit. Ai tha se ishte i lumtur që vizitoi Evropën dhe të kthehej në shtëpi me këpucë të reja.