Një grua në Kaliforni lindi në vitin 2009 – 8 foshnje. Gjashtë djem dhe dy vajza, të gjithë të shëndoshë dhe me peshë normale. Por shpesh mund ta keni pyetur vetën, sa fëmijë mund t’i lind një grua brenda një shtatzënie.
Nuk ka kufi shkencor, por numri më i madh i fetuseve në një mitër ishte 15 dhe kjo gjë ndodhi në vitin 1971. Dr.Gennaro Montanino i Romës pretendonte se kishte hequr nga mitra e një gruaje 35 vjeçare plot 15 foshnje.
Numri më i madh i foshnjeve të lindura përnjëherë nga një shtatzëni ishte 9 dhe të gjithë vdiqën. Ndërsa pa e përfshirë rekordin me 8 fëmijë të gruas nga Kalifornia, rekordi i fëmijëve të lindur nga një nënë brenda një shtatzënie është 7, të gjithë të gjallë.
Sa i përshtaten kaq shumë foshnje mitrës së një nëne? Kufiri i numrit nuk është aq me rëndësi sa vëllimi dhe pesha e fëmijëve. Në përgjithësi, pasi pesha totale e foshnjave arrin rreth 12 kilogram, mitra fillon të ndjej dhimbjet si të lindjes, sa më shumë rritet pesha, aq më shumë rriten dhimbjet.
Formula më e përafërt për datat e duhura që të fillojë lindja kur nëna ka më shumë se një foshnje në bark fillon nga 37 javë (binjakë), 34 (trinjakë) e kështu me radhë.
Shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht pse lindja fillon më herët kur ka më shumë foshnje, por kjo gjë është e sigurtë e zakonisht kur ndodh një gjë e tillë, lindjet bëhen me prerje cezariane dhe lindjet janë më të hershme.
Vlen të theksohet se përveç kësaj zakonisht nuk ka komplikime të tjera përveç në raste të veçanta./sn/